Qeveria do të vazhdojë ta rrisë mbështetjen për Luginën e Preshevës

21 qershor 2023 | 15:06

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka pritur në takim kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës është thënë se mbështetja për Luginën do të vazhdojë të rritet konform nevojave të komunitetit shqiptar atje.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që të ndihmojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Luginë përmes kultivimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar në Serbi. Në buxhetin e vitit 2022, qeveria ka ndarë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës, ku përfshihen për herë të parë ndarja e 255 mijë eurove për sigurimin falas të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për 4010 nxënës në Luginën e Preshevës, gjë e cila do të vazhdojë tutje, si dhe janë ndarë 78 grante në vlerën e 1 milion eurove, si dhe përkrahje financiare me bursë në vlerën e 107 mijë eurove për 107 studentë nga Lugina”.

“Gjithashtu në mbledhjen e 143-të të 1everisë, u ndanë dhe 17,350 euro për të financuar vizitën e një delegacioni nga Lugina e Preshevës në Parlamentin Evropian, për ngritjen e çështjes së diskriminimit dhe problemeve me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës. Mbështetja e qeverisë për Luginën, do të vijojë të rritet konform nevojave të komunitetit shqiptar atje”, është thënë në njoftimin e qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, deputeti…