Qeveria duhet të japë dorëheqje

07 maj 2019 | 07:50

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), njëherësh kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kritikuar qeverisjen e deritanishme të koalicionit PAN.

Ai ka thënë se ky koalicion po qeveris në mënyrë çoroditëse meqë nuk ka platformë të përbashkët për t’i çuar proceset përpara.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Bahtiri ka deklaruar se një qeveri e cila nuk ka koncept dhe vizion nuk mund të ketë sukses.

Prandaj, ai ka vlerësuar se qeveria aktuale duhet të japë dorëheqje.

Bahtiri ka folur edhe për zgjedhjet në AKR, duke iu bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij procesi për të mirën e vendit.

Ai i ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen që i kanë dhënë për t’u rizgjedhur kryetar i AKR-së në këtë komunë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë…