Qeveria duhet të sigurojë rrymë për qytetarët, e jo të jep këshilla
14 dhjetor 2021
| 21:14
Gazetari e analisti, Imer Mushkolaj, ka kritikuar qeverinë Kurti, për paralajmërimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Mushkolaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se qeveria duhet të sigurojë rrymë për qytetarët, e jo të jep këshilla, sesi të kursehet ajo.
“Qeveria duhet të sigurojë rrymë për qytetarët, e jo të jep këshilla. Qeveria merr vendime, nuk është organizatë këshillëdhënëse”, ka shkruar Imer Mushkolaj.