Qeveria dyfishon pagesat e përfituesve të skemave sociale për dy muaj

27 tetor 2021 | 12:36

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur që për muajt nëntor dhe dhjetor të dyfishojë pagesat për skemat sociale.

Në një konferencë për medie, pas mbledhjes se qeverisë, ai ka treguar se ky vendim synon dyfishimin e pagesës për dy muajt e mbetur të vitit.

“Në kuadër të masës 3.2 për mbështetjen e pensionistëve dhe familjeve me asistencë sociale, ky vendim synon dyfishimin e pagesës për dy muajt e mbetur të vitit. Pra, rritja do të jetë dyfish prej 260 euro. Duke marr parasysh rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës që t’iu dalim në ndihmë 20 mijë familjeve që përfitojnë nga kjo masë, me masën paraprake që preken direkt nga masat”, ka deklaruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së…