Qeveria e ardhshme do të jetë stabile
22 prill 2020
| 09:19
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka deklaruar se partia e tij po pret që presidenti t’i japë mandatin partisë së dytë, pasi që Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, ka dezertuar nga e drejta e vet për formimin e qeverisë së re. “Këtë javë do të fillojë konsultimi dhe këtë javë do të jepet edhe mandatari, por nuk jam i sigurt nëse qeveria e re do të bëhet këtë javë”, është shprehur ai. “Ne jemi në kontakt edhe me dy partitë e tjera që kanë shprehur interesim me qenë pjesë e qeverisë”, ka thënë Selmanaj. Sipas tij, qeveria e ardhshme do të jetë një qeveri stabile si për numra, po ashtu edhe për atë se çka do të përfaqësojë.