Qeveria e Britanisë dhe Abramovichi gjejnë zgjidhje ligjore për Chelsean

18 maj 2022 | 13:05

Roman Abramovich dhe Qeveria e Britanisë së Madhe duket se më në fund kanë akordin për të lejuar shitjen e Chelseat.

Tashmë është bërë e ditur se Todd Boehly së bashku me parterët e tij kanë finalizuar bartjen e mjeteve te llogaria e qeverisë britanike, për të finalizuar blerjen e klubit. Por, kishte shqetësime të mëdha nga ministrat britanik se mbi katër miliardë euro do të shkonin në duart e Abramovichit, personit që konsiderohet i afër me Vladimir Putinin. Mirëpo, tashmë thuhet se manati rus ka siguruar se të gjitha ato para do të shkojnë për bamirësi në Ukrainë, pas shkatërrimit që po i bënë shteti rus.

Miratimi i Qeverisë së Britanisë së Madhe për shitje duhet të japë gjithashtu dritën e gjelbër për planin e Abramovichit që të ardhurat nga shitja e klubit t’i dhurohen një fondacioni të ri bamirësie për viktimat e luftës së Ukrainës nga agresori rus.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa shumë fansa prisnin me padurim rikthimin e Bora Zemanit…