Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

05 gusht 2022 | 10:39

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë.

Brenda vetëm një viti e gjysmë qeverisje, Qeveria Kurti po na ofron për herë të tretë shpalljen e gjendjes emergjente energjetike. Herën e parë gjendja emergjente energjetike u shpall me 24 Dhjetor 2021. Pastaj u vazhdua përsëri gjendja emergjente edhe për një muaj tjetër.

Tani të njëjtin vit kalendarik, kemi kërkesën që të diskutojmë në Kuvendin e Kosovës, për shpalljen e gjendjes emergjente energjetike. Kjo emergjencë e tretë, vjen pikërishtë në sezonin veror ku natyra na e ka krijuar mundësinë që t’i shfrytëzojmë kapacitetet tona në mënyrën më të mirë të mundshme.

Por le të kthehemi në retrospektive dhe të rikujtojmë disa gjëra që ndërlidhen me krizën energjetike dhe me gjendjen emergjente.

Ç’është e vërteta, NE herën e parë propozuam një masë të tillë, dhe mbështetëm vendimin e qeverisë me arsyetimin dhe bindjen që qeveria është në fillim të mandatit të saj dhe mund të ketë problem në menaxhimin e situatës. I dhamë mundësine dhe rastin qeverisë që të përdorë të gjithë mekanizmat ligjor  si favor lehtësues për të menaxhuar një krizë energjetike.  E gjithë kjo, me bindjen që nga kjo situatë do të jenë përfitues qytetarët, si konsumatorë të fundëm.

Nëse sot, në këtë moment i bëjmë analizë asaj periudhe, fatkeqësisht shohim se nuk kemi marrë asnjë rezultat profitabil kthyes. Nuk kanë përfituar as shteti, as qytetari e madje asnjë institucion publik.

Qeveria, para se të bëjë kërkesën tjetër për gjendje emergjente, do të duhej që të na ofronte një raport përmbledhës për këtë periudhë dhe të përgjigjet se çka ka bërë konkretisht për të menaxhuar krizën. Të prezantojë rezultatet apo mos rezultatet, të tregojë për efektet që kanë sjellë masat e qeverisë për konsumatorët apo edhe efektet që kanë sjellë këto masa për ndërmarrjet e sistemit energjetik.

Krejt çka shihet dhe dihet deri sot është ngritja e tarifave të energjisë në mënyrë të dyshuar në dëmë të konsumatorit dhe futja e tërë sistemit energjetik  (ndërmarrjeve private dhe publike), në borxhe, duke thelluar krizën dhe duke destabilizuar tërë sistemin menaxhues sektorial energjetik.

Për më tepër si rezultat i menaxhimit jo të mirë të kësaj situata sot sistemi energjetik në vend, është jo likuid. Gjatë kësaj faze të gjendjes emergjente, qeveria krijoi disa trupa profesionale dhe këshilluese, me akterë të sektorit, e që fatkeqësisht as rekomandimet e tyre nuk i trajtoj fare.

Prandaj kërkesa e qeverisë, për ta shpallur gjendjen emergjente sot është vetëm farsë politike dhe një veprim shtesë për ta mbuluar paaftësinë e saj menaxhuese dhe organizative në sektorin energjetik.

NE si grup parlamentar dhe si parti, nuk mund ta mbështesim këtë nismë për disa arsye.

E para, Qeveria e Kosovës nuk na ka dhënë asnjë raport informues për të treguar arriturat apo dështimet dhe as për efektet sociale apo ekonomike që kanë sjellë masat e saj.

E dyta, nuk është ofruar një pasqyrë e plotë e kostos së përgjithshme dhe mjeteve të shpenzuara në fazën e gjendjes emergjente.

E treta, ka dyshim të bazuar që gjatë kësaj periudhe, jo vetëm që nuk kemi lëvizje pozitive në sektorin e energjisë, por kemi përkeqësim të situatës së gjithmbarëshme në ndërmarrjet energjetike si: KEK, KEDS, KESCo, KOSTT dhe ZRRE.

NE, nuk mund ta mbështesim këtë nismë për faktin se qeveria si rezultat i keqmenaxhimit nuk ka kryer obligimin e planifikuara me vendimin e saj dhe në raportin konsultativ të ZRRE-së për ngritjen e tarifave, dhe mjetet (mbi 90 milion euro) janë ende në konton e qeverisë.

Andaj rrjedhimisht shtrohet edhe pyetja logjike: A na ka mashtruar qeveria atëherë, apo sot dëshironë të na mashtrojë? Përgjigjëja është se njëra ng to është e sigurt, nëse jo të dyjat!

NE, nuk mund ta mbështesim këtë kërkesë edhe për shkak se qeveria, përkatësishtë kryeministri është zotuar në Kuvendin e Kosovës, që brenda muajit prill do ta kemi strategjinë energjetike. Ku është strategjia sot, pse nuk ka ardhur ende në Kuvend!?

NE, Nuk mund ta mbeshtesim këtë nismë, sepse edhe pas një viti e gjysmë qeveria nuk ka bërë asnjë hap institucional për aktivizimin dhe futjen në punë të bursës shqiptare ALPEX, ku Kosova (përmes KOSTT-it) është aksionare 42.75%.  Mekanizëm ky strategjik dhe shumë i nevojshëm në këtë periudhë për gjithë kombin.  Në mungesë të kësaj burse, NE ende i referohemi bursave tjera ndërkombëtare, e kjo na kushton shumë.

NE, nuk mund ta mbështesim këtë nismë të qeverisë sepse  kjo qeveri i merr të ashtuquajturën dividentë  KOSTT-it, në të cilën është vet aksionar, dhe pas pak muajsh kthehet e i jep kredi! E në anën tjetër qeveria i mban 600 milion euro në konton e saj, duke i’u ekspozuar një inflacioni prej 14%.

NE, nuk mund ta mbështesim këtë nismë për faktin se kjo qeveri nuk po arrin të kryej remontet në Termocentralet e Kosovës. Pikërisht në pikun e prodhimtarisë vendore, ne kemi kërkesë për rishqyrtim të ri të jashtzakonshëm tarifor. Tashmë është në proces Komisioni Hetimor Parlamentar, i inicuar nga NE, e i cili po sabotohet pikërisht nga mazhoranca dhe qeveria, për të mos nxjerrë keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin e parasë, para qytetarëve.

Si Parti Demokratike dhe si Grup Parlamentar, para pak ditësh kemi nxjerrë 7 pika rekomanduese, se si të dilet nga kriza, pa shpallur gjendjen emergjente.

Krejt çka presim nga kjo situatë, nëse shpallet gjendja emergjente është legalizimi i importeve një-burimore nga tregu ndërkombëtarë nga qeveria. Pra synimi, është i qartë, zhvillimi i biznesit privat dhe klanor.

Andaj, NE si Parti Demokratike i bëjmë ftesë deputetëve, që të mos hyjnë në këto lojra që kanë çmim të lartë për vendin dhe për qytetarët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Rexhep Tajip…