![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/shskuk.jpg)
Qeveria e emëron bordin e ri të ShSKUK-së (emrat)
26 prill 2023
| 11:32
Qeveria e Kosovës ka votuar në favor të bordit të ri Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, të mërkurën në mbledhjen e qeverisë, ka thënë se e konsiderojnë të nevojshme emërimin e bordit të ri dhe nevojës për të.
Pjesëtar të bordit të ri të ShSKUK-ës janë Dren Boshnjaku si përfaqësues i QKUK-ës, Tetore Olloni si përfaqësuese e QKUS-së, Rrezarta Bajrami si përfaqësuese e IKShPK-së, Besim Demolli nga Spitali i Ferizajt, Vjollca Kadolli nga Shërbimi dhe Kujdesi Parësor Mjekësor si dhe Naim Bardhiqi si përfaqësues i MSh-së.