QEVERIA E HAJNAVE!

18 shkurt 2025 | 16:07

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Festa e Pavarësisë, pa hijeshi: Dje u festua Dita e Pavarësisë ku, në rolin kryesor, për fat të keq ishin ata që nuk bënë as sakrificën më të vogël për pavarësi, as personalisht e as familjarisht. Ata që lanë asht dhe rrashtë për pavarësi, ose kanë kaluar në amshim ose janë në burg të Hagës si pengje të kriminelëve juridik dhe politik ndërkombëtar dhe bartësve të organizimit të kësaj feste që bujarisht, duke dërguar dosje të sajuara ose duke dëshmuar si dëshmitarë të mbrojtur, nuk e kam të qartë nga kush të mbrohem kontribuuan që krijuesit e pavarësisë të mbahen të burgosur duke i rënë “gurit dhe drurit” që ata të mos lirohen. Mundësisht të mos kthehen kurrë! Ata shkuan te varri i Ibrahim Rugovës për të përfituar politikisht jo se kishin ndonjë respekt për te. Pastaj, kinse për respekt vizituan edhe vendamshimin e Bacë Adem Demaçit, Abetares dhe Akademisë së Luftës dhe Sakrificës për Liri dhe Bashkim Kombëtar. Respektin më të madh do ia bënin nëse nuk do të shkonin fare te vendamshimi i Bacë Adem Demaçit. E vazhduan rrugëtimin e hipokrizisë dhe përfitimit politik duke blasfemuar vendin e Shenjtë të çdo patrioti shqiptar, Kryeqytetin e Lirisë dhe Pavarësisë, Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Pse po e them se janë hipokritë dhe, jo me dy fytyra si Janusi por me shumë fytyra të pafytyra. Të quash çlirimtarët mercenarë, të punosh kundër veteranëve të luftës dhe të koordinohesh me “aktivistin” Milan Radojiçiq, është më se e mjaftueshme, për një popull dhe qytetari liridashëse, që këto stërkeqe kombëtare të shpallen non grata. Presidentja Osmani nuk e ka asnjë nëngjen e lëre më gjen në zinxhirin gjenetik që e ndërlidhë me luftën çlirimtare apo me përcaktim kombëtar që ndërlidhet me luftën. Manipulon paturpësisht me Rugovën, për nevoja dhe qëllime të përfitimit politik. Dha dhjetëra mijëra euro të taksave të qytetarëve të Kosovës kinse me e riparuar veturën e Ibrahim Rugovës pas atentatit, asnjëherë të zbuluar, në vend se ta lërë në gjendje që ishte, si eksponent muzeal. Po qëllimin e kishte që për këtë festë t’i shëtitë të pasmet duke parakaluar si Imelda Markos e jo se kishte apo ka ndonjë respekt për Ibrahim Rugovën. KM teknik., Albin Kurti, me gjysmë zëri e përmendi emrin e Hashim Thaçit, jo lexuesit të Deklaratës së Pavarësisë por krijuesit dhe arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, bashkë me bashkëluftëtarët e tij politik dhe ushtarak. Hashim Thaçi është vet historia e luftës për liri, çlirim dhe pavarësi, u pëlqeu apo jo pjellës serbe dhe jugosllave që ka metastazuar në shumë segmente institucionale. Këta nuk e duan Hashim Thaçin, Bacë Adem Demaçin, Adem Jasharin dhe çlirimtarët e vërtetë. Këta e përdhunuan edhe vet Hasan Prishtinën duke e përjashtuar nga Universiteti i Prishtinës. Këta pastaj e organizojnë Festën e Pavarësisë!!!!

Hajdutë të çdo gjëje: Duan t’i vjedhin meritat, vuajtjet, luftën e pabërë, shtetin e mohuar dhe të dhunuar nga vet ata, votat vendore dhe të diasporës, duan ta vjedhin historinë përmes rishkrimit të saj. Për këtë e urrejnë aq shumë Hashim Thaçin, i urrejnë mercenarët çlirimtarë, e duan natën Radoiçiqin ndërsa e shajnë ditën. E urrejnë Ali Ahmetin ndërsa e duan Bekim Koçen. I përndjekin patriotët, bashkëjetojnë me jopatriotët me të cilët e kanë të njëjtën grup të gjakut. Thërrasin për luftë, i frikësohen edhe paqes. Vetëm për pushtet, pa shtet. Dje ishte një foto e Albin B(P)apës me Bacën Adem Demaçi me porosi lustruese për figurën dhe personalitetin, si njeri i besueshëm i Bacës, dorë e djathtë e tij. Njëqind për qind kam qenë pjesë e atij procesi të lirimit të një udbashi serb, Albini kishte rol teknik, asgjë më tepër. Po, le ta hyjnizojnë, e kanë mundësin por jo edhe të drejtën. Pavarësisht kësaj kemi të bëjmë me dy realitete përjashtuese ndaj njëra tjetrës: Hashim Thaçi është Ati Themeltar i Pavarësisë dhe shtetit të Kosovës kurse Albin Kurti është Baba i kopesë politike që i shkon pas!!

Kush e formon qeverinë: Po të vendosja unë qeveria do të formohej lehtë dhe shpejtë… nga LV. I kanë fituar zgjedhjet, e duan pushtetin, janë mashtrues dhe të paskrupullt andaj duhet të përballen me pasojat. Duhet ta korrin atë që e kanë mbjell! Shihemi shpejt dhe vjen koha e të korrurave. Opozita duhet të rri anash, mos të pengojë me asgjë formimin e qeverisë Kurti VV. Është kohë e keqe për çdo qeveri, askush nuk na pyet për asgjë. Merreni me mend Tramp dhe Putin e përjashtuan Evropën nga bisedimet me Ukrainën, nuk e pyesin për asgjë. Në vend se shtetet evropiane të jenë pjesë e tavolinës për bisedime, ato do të jenë pjesë e menysë që pamëshirshëm do të hahen dhe gëlltiten nga kanibalët politikë, Tramp dhe Putin. Albin Kurti dhe Kosova nuk do të jenë as në listën e menysë, madje as si peçurkat e Akademik Bahtirit. Opozita ka nevojë të reformohet duke e profilizuar qëndrueshmërinë dhe vazhdueshmërinë e lidershipit. Nëse hyjnë në koalicion me LV-në, do të rrëzohen për toke, nëse pranojnë të qeverisin do të përfundojnë në pjatat e Rubios, Lavrovit dhe Vuçiqit. Kosovën nuk e presin ditë të mira, madje edhe netët do të jenë me ankth. Na dribloi Vuçiqi deri në kohën e rikthimit të Trampit në pushtet. Ky edhe ishte qëllimi i Vuçiqit dhe injoranca kapitale e Kurtit. Lëshuam shumë raste, luajtëm sipas ritmit politik të Vuçiqit. Rrafsh tre vite është trumpetuar se në Kosovë do të ketë luftë, do të sulmohemi nga Serbia. Në ballë të mbrojtjes e kemi komandant Pasulin. Madje, në një media pashë një grupim të LV-së që i kishte rënë pjatave të pasulit. Poshtë shkruhej se këta e hanë pasulin kokërr – kokërr. Nuk e besoj. Mendoj se e hanë pasulin me e rritë intensitetin e pordhave, me i bë më të zhurmshme, kishin mbetur pa zë fare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka…