Qeveria e Holandës vazhdon të jetë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

19 maj 2021 | 15:54

Qeveria e Holandës ka konstatuar se Kosova është e zhytur thellë në korrupsion, dhe si rezultat i kësaj thonë se e kundërshtojnë liberalizimin e vizave.

Sipas Ministrisë së Punëve të jashtme të Holandës, Kosova vuan nga një nivel i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të njëjtët kanë thënë se në Këshill nuk ka përkrahje të mjaftueshme që Kosovës t’i liberalizohen vizat, shkruan “Schengenvisainfo.com”

Ministria holandeze ka theksuar se “liberalizimi i vizave është një proces teknik, që udhëhiqet nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha parakushtet përpara se Këshilli të vendosë të heqë vizat”.

Këtë qëndrim për liberalizimin e vizave Holanda është duke e mbajtur për vite me radhë, duke u shndërruar kështu në një prej vendeve skeptike.

Liberalizimin e vizave nuk e përkrah ende as Franca e Emmanuel Macron, duke thënë se ende s’janë plotësuar kushtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Herolind Nishevci është në rrugë të mbarë për të…