Qeveria e humb votën e 61-të, deputetja Drita Millaku kalon sot në LDK?

11 tetor 2024 | 11:16

Lëvizja Vetëvendosje sot do të humbë edhe votën e 61-të. Deputetja e kësaj partie, Drita Millaku sot pritet të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, siç mëson “Express”.

Zyrtarizimi pritet të bëhet në një ceremoni në LDK ku lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, mirëpret Millakun në partinë më të vjetër në Kosovë.

Së fundi, nga kjo parti është larguar Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.

Pas largimit të këtyre dyve, shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk e sheh problematike kalimin e projektligjeve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-52 kg) kanë…