Qeveria e interesuar ta mbyllë hapësirën ajrore për Rusinë
04 mars 2022
| 18:25
Qeveria e Kosovës tha se ka e ka shtruar çështjen e ndalimit të fluturimit në hapësirën ajrore të Kosovës me KFOR-in dhe NATO-n.
“Ne jemi shumë të interesuar që ta bëjmë këtë”, deklaroi të premten zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për Radion Evropa e Lirë.
Ai shtoi se Qeveria është në koordinim me NATO-n për vendimet e hapat e ardhshëm.
Megjithatë, një zyrtar i NATO-s ka thënë të enjten për Radion Evropa e Lirë se hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur.