Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë mund të vendosin në ditët në vijim për lehtësimin e kalimeve kufitare

10 shtator 2020 | 15:22

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar të enjten Maqedoninë e Veriut, ku është pritur në takim nga homologu i tij maqedonas, Venko Filipçe, me të cilin ka biseduar në lidhje pandeminë Covid-19 dhe lehtësimin e kalimeve kufitare në mes të dy shteteve.

“Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm, në veçanti tash për menaxhimin e pandemisë Covid-19. Sot, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, në takimin me homologun, Venko Filipçe, diskutuam për këtë temë dhe çështje të tjera. Jemi dakorduar për grupe të përbashkëta pune, për thellimin e bashkëpunimit si fushën e specializimeve dhe subspecializimeve dhe trajnimet e profesionistëve shëndetësorë të dy shteteve. Gjithashtu, biseduam edhe për vlerësimet dhe vendimet e përbashkëta rreth lehtësimit të kalimeve kufitare për çka dy qeveritë mund të vendosin ditët në vijim”, ka thënë Zemaj.

Me këtë rast, Zemaj, ka falënderuar ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj për përkushtimin e tij në avancimin e raporteve Kosovë-Maqedoni e Veriut. “Bashkëpunim e solidaritet kundër Covid-19! Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm, në veçanti tash për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

“Jemi dakorduar për grupe të përbashkëta pune, për thellimin e bashkëpunimit si fushën e specializimeve dhe subspecializimeve dhe trajnimet e profesionistëve shëndetësorë të dy shteteve”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, njëherësh përfaqësues i posaçëm i…