Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë, nga Shkupi shpalosen detaje

14 nëntor 2024 | 20:20

Të hënën pritet të mbahet mbledhja e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Njoftimin për këtë mbledhje e ka dhënë Qeveria e Maqedonisë Veriore, përmes një ftese drejtuar gazetarëve për akreditim. Në njoftim thuhet se në këtë mbledhje do të nënshkruhen disa memorandume bashkëpunimi, shkruan Reporteri.net.

Mbledhja do të mbahet në orën 10:50.

“Ju informojmë se më datë 18.11.2024 në Prishtinë do të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fillim zyrtar në orën 10:50 sipas agjendës së parashikuar. Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha”, thuhet në njoftim.

Nga Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndonjë njoftim për këtë çështje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, Komuna e Vushtrrisë…