Qeveria e Kosovës e gatshme ta mbështesë Turqinë pas tërmetit

06 shkurt 2023 | 10:06

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku humbën jetën shumë qytetarë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Raportet e para tregojnë për pasoja jashtëzakonisht të mëdha në njerëz dhe në objekte banimi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit. Shpresojmë që në orët në vijim të mos rritet numri i viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim”.

“Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet.  Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme”, është theksuar në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajdin Çela shpall te pavlefshme Certifikaten e biznesit SOS Security…