Qeveria e Kosovës: Hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme
Qeveria e Kosovës ka deklaruar se është anuluar mbledhja e dy qeverive, e paraparë të mbahet nesër në Gjakovë. Në reagimin e tyre thuhet se është hera e parë që një mbledhje e tillë është anuluar në mënyrë të njëanshme.
Tutje, thuhet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar 13 marrëveshjet e reja.
“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme”, ka thënë zëdhënësi për media i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Klankosova.tv.