Qeveria e Kosovës “Hezbollah”-un e shpall organizatë terroriste
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar mbledhjen e tetë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendimin.
Gjatë kësaj mbledhje Qeveria ka miratuar vendimin për shpalljen organizatë terroriste të krahut politik dhe ushtarak të “Hezbollahut”.
Qeveria e Republikës së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe pjesëmarrjes aktive në aleancat ndërkombëtare të luftimit të grupeve terroriste, ka miratuar vendimin që Organizatën Globale Terroriste “Hezbollah” krahun e saj politik dhe ushtarak, ta shpallë organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.
Vendimi obligon organet përgjegjëse të sigurisë në Republikën e Kosovës që në pajtim me praktikat ndërkombëtare të ndërmarrin masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.