Qeveria e Kosovës jep detaje për qytetarët pas vendimit për liberalizimin e vizave

18 prill 2023 | 13:30

Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pas këtij vendimi ka reaguar Qeveria e Kosovës duke theksuar se liberalizimi i vizave tashmë është realitet.

“Ditën e sotme u votua pozitivisht në Parlamentin Evropian dhe vendimi final mbi liberalizimin e vizave do të nënshkruhet zyrtarisht ditën e nesërme në Strasburg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, ku do të jetë prezent dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Më tej në njoftim theksohet se vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit.

“Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024. Rregullat e reja mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën do t’i lejojnë qytetarët të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore”.

“Kosova i kishte plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me kohë, por deri më tani mungonte konsensusi në mesin e vendeve anëtare për avancimin e procesit. Falë punës së Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit e menaxhimit të migrimit u arrit zhbllokimi i procesit dhe bindja e institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare se Kosova meriton përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe se vendi ka bërë progres e arritje të rëndësishme në fushat relevante. Pas një pritjeje të gjatë, ky është një moment kyç i përafrimit të vendit tonë me familjen evropiane”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë vendimin…