Qeveria e Kosovës mban një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

10 korrik 2024 | 14:59

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Në këtë mbledhje është vendosur që 11 korriku të Ditë e Përkujtimit të masakrës së Srebrenicës.

Kurti ka thënë disa fjalë për këtë masakër.

“Këtë vit shënojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë masakrat e kryera në vendin tonë nga Serbia përkujtojmë të gjitha viktimat e luftërave të viteve të 90-ta në Ballkan. Përkujtojmë me dhimbje 8372 viktimat e Srebrenicës të vrarë e të zhdukur nga Serbia në masakrën më të madhe të ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore”.

“Pjesëtarë të forcave të armatosura të Serbisë, kadetë e veteranë të akademisë ushtarake në Beograd parakaluan në një paradë në Prijedor pa leje dhe pa pëlqim të shtetit të Bosnje e Hercegovinës. Pra, vetëm katër ditë para shënimit të përvjetorit të Masakrës së Srebrenicës. Ndërsa ne sot po i bashkohemi memorializimit të 11 korrikut”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Etapa e fundit e Ligës së Diamantit në atletikë zhvilluar…