Qeveria e Kosovës merr dy vendime lidhur me marrëveshjet me Shqipërinë

12 qershor 2023 | 14:43

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të hënën një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime. Vendimi i parë ka të bëjë me nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore.

Ndërsa vendimi i dytë ka të bëjë me marrëveshjen për bashkëpunim arsimor dhe shkencor me përfitim reciprok.

Njoftimi i plotë i qeverisë Kurti:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar:

Nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore.

Marrëveshja synon të promovojë tregtinë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit duke pasur parasysh marrëdhëniet e zhvilluara deri tash dhe duke synuar forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë.

Nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim arsimor dhe shkencor me përfitim reciprok.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prizren, më 1 qershor 2023, ka shpallur…