Qeveria e Kosovës merr përsipër pagesën e polisës kufitare për diasporën
22 qershor 2021
| 14:46
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që ta mbuloj pagesën e polisës kufitare për mërgatën.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në arsyetimin e këtij vendimi tha se nga 1 korriku Qeveria do ta merr përsipër që të mbulohet ky shpenzim.
“Ky vendim na hap rrugën që së bashku me BQK dhe BSK e marrim përsipër që Qeveria ta mbulojmë këtë pagesë. Mbulimi do të filloj nga 1 korrik. Është një mbulim i përkohshëm. Kosova duhet të gjejë një zgjedhje që të anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër”, u shpreh Murati.