Qeveria e Kosovës ndan 3 milionë euro për mbulim të policës kufitare për mërgimtarët
13 qershor 2024
| 14:19
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 3 milionë eurove për mbulimin e policës kufitare për mërgimtarët.
Me këtë rast, ministri i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ky vendim ka të bëjë me mbështetjen për mërgatën.
“Ky vendim ka të bëjë me masa mbështetëse për mërgatën tonë, i cili parasheh mbulimin e polisës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në Republikën e Kosovës për kohën sa qëndrojnë këtu”, ka thënë Murati.