
Qeveria e Kosovës ndan 30 mijë euro për renovimin e një shkolle në Bujanoc (Dokument)
12 dhjetor 2018
| 13:38
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 30 mijë eurove për renovimin e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Ky vendim është nënshkruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, ndërsa është bërë me dije nga Komuna e Bujanocit nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”.
“Me vendin të ministrit z. Bedri Hamza, Ministria e Financave të Qeverisë së Kosovës, sot ka ndarë 30 mijë euro për renovimin e katit të III-të të shkollës fillore ‘Naim Frashëri’ në Bujanoc. Një përkrahje shumë domethënëse për komunën tonë, e cila jep shpresë jo vetëm për vazhdim e projekteve të tilla, por edhe për rritjen e sasisë së mjeteve të ardhura nga Kosova”, ka njoftuar Komuna e Bujanocit.
/Epoka e re/