Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për Shqipërinë

26 nëntor 2019 | 13:27

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 500 mijë euro ndihmë për Republikën e Shqipërisë pas goditjes të disa tërmeteve të fuqishme që ndodhen në orët e hershme të mëngjesit të së martës.

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza ka thënë se vlera e mjeteve si ndihmë për Shqipërinë merren nga shpenzimet e paparashikuara.

Tërmetet janë ndjerë edhe në Kosovë.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.3 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në orën 7:10 me magnitudë 5.4.

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 janë lënduar.

Deri tani raportohet për disa pallate të shembura në qytetin e Durrësit dhe fshatin Thumanë dhe dhjetëra familje kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa qytetarët dhe ekipet e shpëtimit po tentojnë të ndihmojnë banorët e bllokuar.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, kanë reaguar ndaj tërmeteve…