Qeveria e Kosovës ndan 70 mijë euro për libra për nxënësit e Luginës së Preshevës
Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 70 mijë euro për blerjen e librave në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Pas konslutimit me Qeverinë e Shqipërisë për participim të barabartë në blerjen e librave, për nxënësit e Luginës, është caktuar shuma që dy qeveritë të ndajnë nga 70 mij euro.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se kanë komunikuar edhe me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe shuma totale për blerjen e librave për nxënësit e Luginës është 140 mijë euro dhe këtë shumë janë pajtuar ta ndajnë në mënyrë të barabartë.
“Këto mjete planifikohen të ndahen nga rezervat shtetërore për mbulimin e kostos për librat e gjuhës shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës”, tha zëvendësministri Krasniqi