Qeveria e Kosovës ndan mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Preshevë
19 qershor 2024
| 20:38
Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 10 mijë euro mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, njofton kumtesa nga Qeveria e Kosovës, transmeton Reporteri.net.
Ky vendim është marrë në një mbledhjen e 209-të që Qeveria e Kosovës ka mbajtur të mërkurën, në mënyrë elektronike.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 10,270.00 € si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.