Qeveria e Kosovës organizon udhëtimin e parë pa viza
01 janar 2024
| 10:13
Qeveria e Kosovës do të organizojë udhëtimin e parë pa viza për qytetarët.
Kësisoji, me fillim nga ora 10:00, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, do t’i përshëndesin qytetarët e parë që udhëtojnë falas.
Ata janë përfitues nga kuizi i BE-së, i organizuar në kuadër të fushatës për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Krahas ndërrimit të moteve, qytetarët mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen, duke filluar nga 1 janari i vitit 2024.