Qeveria e Kosovës për tre muaj shpenzoi 441.9 milionë euro
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikoi Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare, për tremujorin e tretë 2017 (TM3).
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM3 2017 ishte 510.5 milionë Euro.
Sipas këtij raporti, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 74% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Sipas ASK-së në TM3 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 441.9 milionë Euro. “Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (31%), formimi i kapitalit bruto (27%), kontributet sociale dhe përfitimet (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (8%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në raportin e ASK-së.