Qeveria e Kosovës reagoi ngathët dhe vonë për t’i evituar reduktimet e energjisë elektrike

25 dhjetor 2021 | 13:27

Edhe Rahoveci, sikurse e gjithë Kosova, është duke u përballur me kufizime të shpeshta të energjisë elektrike.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi

Ai thotë se ka marrë dhjetëra pyetje e ankesa nga shumë bashkëqytetarë e drejtues biznesesh, të cilët janë të shqetësuar që në këtë kohë dimri ka mungesë të madhe të energjisë elektrike.

“Më duhet të sqaroj se situata energjetike po menaxhohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Ekonomisë, KEK-u, KOSTT-i dhe KEDS-i, ndërkaq qeverisjet lokale, deri tani, kanë pasur impakt të papërfillshëm në vendimet e strategjitë e krijuara për dalje nga kriza. Kjo nuk do të thotë që unë s’do t’i trajtoj shqetësimet e qytetarëve, përkundrazi – do t’i trajtoj me seriozitetin më të madh dhe do t’i përcjell tek autoritetet përgjegjëse në vazhdimësi”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se jjo situatë e krizës është paralajmëruar muaj më herët në Evropë e botë, dhe sipas tij, shtetet e rajonit kanë bërë a për t’u përballur me krizën që po vinte, duke i rritur kapacitetet dhe resurset e prodhimit të energjisë elektrike.

“Asnjë shtet i rajonit nuk është duke aplikuar reduktime sikur Kosova. Qeveria e Kosovës reagoi ngathët dhe vonë për t’i evituar reduktimet. Avaritë e shkaktuara në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, e bënë edhe më të rëndë situatën, ndërkaq autoritetet energjetike të vendit dështuan ta parashikojnë rritjen e kërkesës për konsum të energjisë elektrike që ndodhi sivjet. Natyrisht, nuk mund të fajësohet qeveria jonë për krizën botërore të energjisë, por për menaxhimin e brendshëm të saj, padyshim se po”.

“Kjo qeveri ka dështuar të sigurojë energjinë elektrike sikurse shtetet e rajonit dhe Evropës, për shkak të neglizhencës, mosdijes dhe mungesës së vizionit për rritjen e kapaciteteve prodhuese dikur si opozitë dhe tani si qeveri. Si kryetari i Komunës së Rahovecit, kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të bashkëpunojë edhe me qeverisjet lokale dhe t’i mbrojë qytetarët e bizneset në rend të parë, për ta ruajtur mirëqenien dhe stabilitetin e ekonomisë, që mund të cenohen rëndë nëse furnizimi me energji elektrike nuk përmirësohet ditëve e javëve të ardhshme”, ka shkruar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një email që…