Qeveria e Kosovës shkarkon e emëron anëtar të rinj në Bordet e disa ndërmarrjeve

14 qershor 2023 | 22:02

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të 147-të.

Në këtë mbledhje Elektronike ka shkarkuar e ngarkuar shumë anëtarë të ndërmarrjeve publike.

Qeveria ka miratuar emrat e kandidatëve, si më poshtë, që do t’i propozohen Kuvendit të Republikës së Kosovës, për pozitat e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të energjisë:

1.1   Arta Qorolli  – Isufi

1.2   Drita Desku

1.3   Adnan Preniqi

1.4   Arjeta Pajaziti – Qerimi

1.5   Kujtim Hoxha

1.6   Naim Sahiti

Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për bartje të së drejtës së shfrytëzimit, nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, te Ministria e Shëndetësisë me qëllim të ndërtimit të objekteve të Institutit Special në Shtime dhe Qendrës Rehabilituese të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime.

Qeveria ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës “NKEC”, me këtë përbërje:

1.1.           Alban Krasniqi, kryesues

1.2.           Elvisa Destanovic, anëtare

1.3.           Dhurata Gutaj, anëtare

1.4.           Ismet Vrapqani, anëtar

Qeveria ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve dhe ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë Sh. A., me këtë përbërje:

 1.1.           Izja Mjeku, kryesuese;

1.2.           Arlindja Nallbani, anëtare;

1.3.           Besnik Aliu, anëtar;

1.4.           Valbona Fazliu Xheladini, anëtare;

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës tha se “pas rrëmbimit të tre policëve…