
Qeveria e Kosovës sot mban mbledhje me këto pika të rendit të ditës
26 mars 2025
| 08:17
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot me fillim nga ora 09:00.
Në rend dite për këtë mbledhje janë tetë pika
Një prej pikave është edhe Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e analizës juridike për thjeshtimin, bashkimin ose eliminimin e lejeve ose licencave të lëshuara në kuadër të Autoritetit të Aviacionit Civil, Bankës Qendrore, Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Autoritetit të Hekurudhave, Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postarem Autoritetit Rregullativ të Shërbimeve të Ujit, Komisionit të Pavarur për Media dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
