![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/qeveria-naten-mbremje-2-2-768x426.jpg)
Qeveria e Kosovës themelon Komisionin Ndërministror për Investime Strategjike
27 maj 2020
| 20:05
Qeveria në detyrë në mbledhjen e 35-të e ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike.
Ky komision do të jetë në përbërje të:
Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, kryesuese;
Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve, anëtar;
Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, anëtar;
Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar;
Kryetari i Komunës në të cilën realizohet investimi strategjik, anëtar;
Ministri përgjegjës për sektorin në të cilin realizohet investimi strategjik, anëtar; dhe
Sami Istrefi, Avokat i Përgjithshëm Shtetëror, anëtar. (A. M / Epoka e re).