“Qeveria e Kosovës t’i bindë vendet skeptike për liberalizim të vizave”
Vendimi për liberalizim të vizave për kosovarët, tashmë është në duart e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, thonë për klannkosova.tv nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë.
Kjo përgjigjie e tyre vie vetëm pak orë që kur Bashkimi Europian do gjendet më nën presidencën e Sllovenisë.
”Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të liberalizimit të vizave me BE-në për Kosovën dhe e mbështesim atë. Vendimi tani është në duart e vendeve anëtare të BE”.
Tutje në përgjigjien e tyre thuhet se është me rëndësi jetike që tashmë Qeveria e Kosovës, të zhvillojë dialog me vendet anëtare të BE-së për t’i bindur pro liberalizimit.
”Është e rëndësishme që qeveria e Kosovës të zhvillojë dialog të rregullt me vendet anëtare të BE-së ‘skeptik’ dhe t’i bindë ata. BE-ja përbëhet nga 27 shtete anëtare dhe të gjithë duhet të jenë në bord për vendimet”.