Qeveria e Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri
06 shkurt 2023
| 09:15
Qeveria e Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri.
Në komunikatë thuhet se mbetet me shpresë që ky numër të mos rritet më shumë, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
“Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet ndër të tjera.