Qeveria e Kosovës u vendos sanksione 13 personave
25 qershor 2021
| 16:12
Qeveria e Kosovës e ka marrë vendim për vendosjen e sanksioneve ndaj 13 personave.
Shtatë nga këta persona janë libanezë dhe kanë lidhje me Hezbollahun, teksa gjashtë prej tyre kanë lidhje me “Al Qaedan”.
Këto sanksione përfshijnë ndalim të udhëtimit, ndalim për personat apo etnitetet që vënë në qarkullim fonde për personat e sanksionuar.
Vendimi është marrë me rekomandim të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.