Qeveria e Kosovës vendos flamurin italian në ndërtesë në shenjë solidarizimi

17 mars 2020 | 19:10

Në objektin e Qeverisë së Kosovës është vendosur flamuri i Italisë në shenjë solidarizimi me viktimat atje nga koronavirusi.

Këtë veprim e ka ndërmarrë vetë qeveria e Kosovës pasi u raportua në medie se vetëm këto dy ditë shifrat e të vdekurve në shtetin italian janë afër 400.

“Italia sot feston Ditën e Bashkimit. Në 159- vjetorin e saj, Italia gjendet përballë një armiku me të cilin ajo dhe i gjithë globi do të triumfojë. Qytetarët e Kosovës i janë falënderues përherë shtetit tonë mik dhe gjithsecili prej nesh bashkëndjen me ta”, thuhet në komunikatën e  qeverisë.

Qeveria e Kosovës thotë se është duke i marrë hapat e domosdoshëm që t’i bëjë ballë kësaj pandemie.

“Jemi të përkushtuar në luftën kundër virusit Corona dhe do të fitojmë nëse të gjithë qëndrojmë në shtëpitë tona e do të kujdesemi për pastërtinë tonë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përhapja e koronavirusit ka bërë që të shtyhet edhe Grand…