Qeveria e Kurtit ka bërë më së shumti shkelje kushtetuese

08 janar 2025 | 08:31

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, e ka kritikuar qeverinë Kurti për keqqeverisje gjatë mandatit katërvjeçar.

I ftuar në Klan Kosova, Gashi ka thënë se qeveria Kurti ka më së shumti shkelje kushtetuese dhe korrupsion.

“Qeveria e Albin Kurtit është qeveria që ka bërë më së shumti shkelje kushtetuese të njëpasnjëshme, shkelje të parimeve, korrupsion, probleme në sistemin energjetik me rezervat shtetërore. Kjo është një qeveri që nuk duhet të jetë më në qeverisje”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, tha se kryeministri Albin…