Qeveria e Kurtit ra në grackën e Serbisë

20 prill 2020 | 10:03

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në rubrikën Sytë 7 të emisionit të mëngjesit në Klan Kosova, ka folur për situatën politike të krijuar pas rrëzimit të qeverisë dhe pandemisë me Covid-19.

Zeka ka komentuar pranimin e 1 000 testeve nga Serbia.

Ai tha se i është bërë një reklamë Serbisë në mediat botërore si një vend human që iu rri pranë shqiptarëve. “Qytetarët e Kosovës dhe diaspora janë shokuar si është pranuar ky donacion prej 35 mijë eurosh dhe i ka dhënë Serbisë nja 300 milionë euro reklama, mediat botërore e kanë paraqitur shtetin serb se si shtet human dhe po u ofron ndihmë shqiptarëve të Kosovës. Nuk ka pasur nevojë që në këtë pandemi me ra në grackë të një shteti 350-vjeçar serb që i bën matematikat më të mira si ta krijojë autoritetin e vet, se shihni se ne po ju qëndrojmë afër shqiptarëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një infermiere nga Ujmiri, e cila ka qenë e infektuar…