![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/bilall-sherifi-scaled.jpg)
Qeveria e LV-së pranoi që sovranitetin në veri ta ushtrojë së bashku me Serbinë
30 shtator 2021
| 14:45
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për marrëveshjen e arritur në Bruksel për tagrat.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qeveria e Lëvizës Vetëvendosje ka pranuar që sovranitetin në veriun e Kosovës ta ushtrojë së bashku me qeverinë e Serbisë!
Sipas tij, ky është veç fillimi.
“Dallimi mes qeverisë së PAN-it dhe qeverisë VV-GUXO! Kur qeveria e PAN-it nuk mundi të përballet më tej me presionin e nivelit më të lartë të mundshëm ndërkombëtar ia dorëzoi mandatin popullit, ndërsa kur qeveria e VV-GUXO nuk mundi të përballet me presionin e nivelit shumë më të ulët ndërkombëtar ë! Dhe, ky është vetëm fillimi!”, ka shkruara Sherifi.