Qeveria e majtë e populliste nuk solli zgjidhje, Kosovës i duhet LDK-ja
Muhamet Hamiti, ish-ambasador i Kosovës në Londër, në rrjetin social Facebook ka shkruar për qeverisjen katërvjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, ajo premtoi zgjidhje të thjeshta për probleme të ndërlikuara, por që nuk i zgjodhi problemet e vendit.
Sipas tij, Kosovës nuk i duhet qeveri e majtë që nuk zgjidh probleme, por e djathtë me LDK-në në krye.
E plotë:
Kur ishte në opozitë, Kurti me VV-në e vet, siç e kanë zakon populistët, ofronin zgjidhje të thjeshta për probleme të ndërlikuara.
Në pushtet, tash e katër vjet, nuk sollën zgjidhje as për probleme të thjeshta. Sollën veçse dështime: në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në kulturë, në të gjitha fushat. Sollën edhe sanksione ndërkombëtare.
Për ndryshim për të mirë, mbas dështimit të Qeverisë së majtë, qytetarët duhet të zgjedhin Qeveri të djathtë që e drejton LDK-ja.
Mbas 9 shkurtit, në opozitë, Kurti dhe VV-ja e tij mund t’u kthehen problemeve të ndërlikuara.