![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/67B5E56C-1898-4158-93EE-F81CC369F444.jpeg)
Qeveria e Maqedonisë frymon shqip!
27 korrik 2021
| 21:52
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe ministrat shqiptar të kësaj qeverie po nga kjo parti, Bekteshi, Besimi dhe Osmani sot kanë folur vetëm në shqip në mbledhjen e Qeverisë.
Zbatimi i përdorimit të Gjuhës shqipe ka kohë që po zgjerohet në çdo institucion, në të gjitha organet më të larta shtetërore!
Sot edhe organi ekzekutiv i vendit, respektivsht Qeveria po frymon shqip, ku në çdo Seancë, të gjithë ministrat e BDI-së flasin në gjuhën shqipe.
Në këtë mënyrë përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha institucionet po bëhet më efikas.