Qeveria e Maqedonisë jep 100 mijë euro për Shqipërinë
26 nëntor 2019
| 15:50
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do japë një shumë prej 6 milionë denarëve ose 100 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë pas tërmetit tragjik.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë maqedonase.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se një ekip prej rreth 30 personave do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë në zonat e prekura.