
Qeveria e Maqedonisë ndanë 26.7 milionë € për autostradën Shkup – Bllacë
29 nëntor 2018
| 14:28
Qeveria e Maqedonisë të mërkurën ka miratuar listën prioritare të projekteve investuese për të cilat donatorët do të kenë mundësi të kontribuojnë me grante në realizimin e tyre.
Nga thirrja e katërt e WBIF-së pres grante prej rreth 42 milion eurosh edhe ate: grant nga 26, 7 milion euro për autostradën Shkup – Blacë dhe ndërlidhja me Kosovën, kalimi i përbashkët kufitar hekurudhor me Serbinë në Tabanoc në vlerë prej 5 milion euro, si dhe lidhja gazifikuese me Republikën e Greqisë prej 10 milion eurosh.