Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të shqyrtojë masat për bojkotin e marketeve

11 shkurt 2025 | 16:53

Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Ministria e Ekonomisë  në Maqedoninë e Veriut do të raportojnë në seancën qeveritare për bojkotin e marketeve, pas çmimeve të larta të produkteve ushqimore. Raporti do të përcaktojë masat që mund të merren.

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk dha detaje për masat, por propozoi që të gjitha supermarketet të publikojnë çmimet e produkteve në uebfaqet e tyre, për t’i bërë ato transparente dhe të lehta për t’u krahasuar nga qytetarët.

Përveç marketeve, do të diskutohet edhe për operatorët ekonomikë si barnatoret dhe dyqanet e teknologjisë. Inspektorati ka përfunduar kontrollet gjashtëmujore, duke përfshirë distributorët, furnitorët dhe tregtarët, raporton Alsat-M.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar 30 ditë arrest shtëpiak…