Qeveria e Maqedonisë sot diskuton për hapjen e kufijve
23 qershor 2020
| 12:18
Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë mbledhjes së djeshme ka marrë vendim për lejimin e transportit publik të udhëtarëve në komunën e Tetovës me komunat e Pollogut, siç janë: Tearca, Bogovina, Zhelina, Vrapçishti, Gostivari, Jegunovca, Bërvenica, Mavrovë si dhe me qytetin e Shkupit.
Ndërsa për hapjen e kufijve dhe punën e lokaleve në hapësira të mbyllura do të diskutohet sot, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë. /Alsat-M/