Qeveria e ndryshon dhe plotëson vendimin për marrëveshjen me Turqinë për shëndetin ushtarak

03 dhjetor 2024 | 10:52

Qeveria e Kosovës mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 234-të në formë elektronike.

Në njoftimin e lëshuar nga ekzekutivi është thënë se është bërë ndryshim-plotësimi i vendimit të qeverisë Nr.Nr. 11/226 i datës 23.10.2024.

Vendimi në fjalë është ai nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë.

Sipas vendimit të 23 tetorit, Ministria e Mbrojtjes obligohet për ndërmarrjen e hapave konform dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit Nr. 04/L-052 për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe legjislacionit tjetër në fuqi.

Më 23 tetor, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, kishte qëndruar për vizitë zyrtare në Turqi, ai kishte nënshkruar një marrëveshje me homologun turk, Yasar Guler, për bashkëpunimin në fushën e mjekësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen, të afërmit…