Qeveria e paaftë, më mirë të shkohet në zgjedhje e të maten me votë
Deputeti i AAK-së, Pal Leka, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se qeveria është e paaftë, andaj më mirë është të shkohet në zgjedhje.
Lekaj tha se edhe më parë ka pasur qeveri me shumë numra në Kuvend, megjithatë është rrëzuar dhe është shkuar në zgjedhje.
“Nga praktika që kemi pasur, Qeveria Mustafa ka pasur 90 deputetë dhe kemi shkuar në zgjedhje”, ka thënë Lekaj.
“Derisa këta nuk janë të aftë, më mirë është të shkohet në zgjedhje, le të maten prapë me votë. Një goditje shumë të fuqishme e ka marr LV-ja për arrogancën ndaj qytetarëve”, është shprehur Lekaj.
Tutje, Lekaj tha se LV-ja po e humbin mbështetjen e qytetarëve sepse në zgjedhjet lokale mori 300 mijë vota më pak se në zgjedhjet qendrore.
“Diku 300 mijë vota ka marr më pak se në zgjedhjet qendrore. A nuk do të thotë kjo që po e humbin mbështetjen e qytetarëve?”, ka thënë Lekaj.
“Nëse vazhdon kështu, e nuk e ndërron ritmin, s’ka projekte të zhvillimit ekonomik, më besoni se do pësojë fiasko në zgjedhje”, shtoi Lekaj.