Qeveria e Pakistanit kundërshton dënimin e Musharrafit
19 dhjetor 2019
| 14:22
Qeveria e Pakistanit e ka kundërshtuar dënimin me vdekje që i është shqiptuar ish-udhëheqësit të këtij vendi, Pervez Musharraf, nga një gjykatë e posaçme në Islamabad.
Qeveria ka thënë se të të pandehurit nuk i është dhënë e drejta për një “gjykim të drejtë”.
Musharraf, 76 vjeç, jeton në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Prokurori i përgjithshëm i Pakistanit, Anvar Mansoor Khan, ka thënë se qeveria “do të mbrojë ligjin dhe jo individin”, duke shtuar se gjykimi në mungesë “nuk është një çështje rutinore”.
Gjykata e posaçme e ka dënuar Musharrafin me vdekje, më 17 dhjetor.
Ai është shpallur fajtor për tradhti pasi nuk ka shkelur kushtetutën më 2007.
Musharraf ka udhëhequr Pakistanin nga viti 1999 deri më 2008.