Qeveria: E papërgjegjshme dhe e pamatur që Pacolli t’i përmendë aktet terroriste

01 maj 2020 | 11:19

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetit Behgjet Pacollit se është frikësuar nga ndonjë akt terrorist që të kthehet në Kosovë.

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se deputetit Pacolli i është komunikuar zyrtarisht që duhet t’i respektojë masat si të gjithë qytetarët.

“Fatkeqësisht, me ose pa vetëdije, për peshën e rëndë të fjalëve të veta, thirrjet për respektimin e udhëzimit zyrtar që edhe ai t’i zbatojë masat në fuqi i interpretoi si frikë të tij për një ‘akt terroristik nga ana e shtetit’ në të. Pra, masat që janë marrë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga virusi, deputeti Pacolli, njëherësh ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-presidenti i Republikës së Kosovës, i interpretoi si mundësi për ‘akt terroristik nga shteti’.  Këto fjalë të rënda po publikohen në mediat e vendeve që sabotojnë shtetësinë e Kosovës dhe po përdoren kundër shtetit tonë”, ka shkruar ai. Ai ka thënë se është e papërgjegjshme dhe e pamatur që të përmenden aktet terroriste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi është bërë një nga shqetësimet më të mëdha në…