Qeveria e re dhe opozita, me platformë unike për dialogun me Serbinë
Njohësi i proceseve politike dhe zgjedhore, Mazllum Baraliu, ka vlerësuar se qeveria e ardhshme duhet ta ndryshojë qasjen ndaj dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se duhet të jetë prioritet i qeverisë së re që të ulet së bashku me opozitën për hartimin e një platforme të përbashkët për të shkuar në mënyrë unike në dialogun me Serbinë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Baraliu ka thënë se nuk duhet të vonohet formimi i institucioneve të reja.
Sipas tij, një prej prioriteteve të qeverisë së re duhet të jetë reforma zgjedhore e cila do t’i eliminonte vonesat dhe gabimet që po ndodhin.
Baraliu ka vlerësuar se procesi zgjedhor i 6 tetorit ka qenë një prej proceseve më të mira dhe më demokratike të zhvilluara ndonjëherë në historinë politike dhe në demokracinë tonë.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)